Lazio hodhi një hap tejet të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Championsit, teksa mposhti 4-2 Salzburgun. Në takimin e parë çerekfinal, bardhekaltrit vuajtën jo pak ndaj austriakëve, veçanërisht në pjesën e parë, që përfundoi në barazim 1-1.

Kapiteni Luliç kaloi në avantazh skuadrën e Inzaghit, ndërsa për austriakët barazoi mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, që mposhti Strakoshën nga pika e penalltisë.

Parolo kaloi Lazion sërish në avantazh, në fillim të pjesës së dytë, por Salzburgu riktheu edhe njëherë baraspeshën, me anë të Minamino.

Gjithsesi, italianët shtuan presingun dhe arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me anë të Felipe Andersonit dhe të zakonshmit Ciro Immobile, duke vulosur rezultatin 4-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here