Ndaj Vllaznisë për të dhënë më të mirën. Ky është mesazhi që jep trajneri i skuadrës së Lushnjës, Ilir Gjyla, përpara takimit kundër klubit shkodran. Numri një i stolit të “lagunarëve” deklaroi se ekipi që ai drejton do të udhëtojë në këtë transfertë me bindjen se mund t’ia dalë të marrë pikë, pavarësisht se është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit.

Ne dimë që Vllaznia është ekip i fortë dhe ka moral të lartë pas fitores me Skënderbeun, por edhe ne nuk kemi çfarë humbasim. Morali i tyre i lartë, por le të themi që ne nuk kemi presion kështu që jemi në ekuilibër. Ne do të shkojmë për ta marrë më të mirën, pastaj fusha do të tregojë nëse e meritojmë të marrim pikë.   

Më pas Gjyla deklaroi se “lagunarët” vuajnë mungesën e disa lojtarëve, sidoqoftë për këtë pjesë ai tha se janë marrë masat për t’i përballuar këto mungesa, teksa shton se nuk i trembet aspak Vllaznisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here