Trajneri i Vllaznisë nuk ka mbetur tërësisht i kënaqur me barazimin ndaj Partizanit, pasi siç thekson, skuadra shkodrane vijon të mbetet e rrezikuar dhe ka nevojë urgjente për pikë.

Prej 3 ndeshjesh nuk pësoni gol. Në 7 takimet e fundit keni pësuar vetëm një herë. A ju kënaq ky fakt.
Gjoka: Nga ky aspekt jam i kënaqur, sepse skuadra ka gjetur ekuilibrin e duhur. Unë mendoj që lojtarët që kanë ardhur në janar, kanë sjellë qetësi dhe eksperiencë shumë të madhe. Ashtu siç bëjmë në fazën mbrojtëse, ku të gjithë angazhohemi për të mbyllur hapësirat, duhet të bëjmë në repartet e tjera. Skuadra është në ekuilibër dhe ka gjetur qetësinë. Gjithsesi nuk jam tërësisht i kënaqur, pasi duhet të theksoj se kemi nevojë për pikë, që t’i largohemi sa më shpejt zonës së ftohtë.

Sukaj u pa në vështirësi. A ndikoi njohja e lojës së tij, në kampin e kuq, pasi u pa shumë mirë i markuar?
Gjoka: Sigurisht që ndikoi edhe ajo, por më shumë ishte fakti që Erjon Vucaj nuk ishte në maksimumin e tij sot. Ai luajti për shumë minuta i dëmtuar dhe sakrifikoi duke ndenjur në fushë, ndaj edhe Xhevoja mbeti disi i shkëputur mes mbrojtjes së kundërshtarit. Gjithsesi, unë mendoj se ai ka bërë mirë sot, pasi uli disa topa, dyluftoi dhe mbajti nën presion mbrojtjen kundërshtare.

Sot pamë një Vllaznia shumë të ndrojtur, që nuk mori gjerësi, për formën jo të mirë të Çinarit dhe Likës…
Gjoka: Atë kërkuam në mbarim të pjesës së parë. Kërkuam të fusnim në punë krahët, pasi e pamë se nuk po sulmonim sa duhet në anësore. Por në pjesën e dytë bëmë dy ndërrime të detyruara në repartin e mbrojtjes dhe nuk arritëm të ndryshonim asgjë, për të përmirësuar lojën nga krahët.

Në qoftë se ndeshje do të zhvillohej 3 ditë më vonë, mendoni që do e fitonit ndeshjen?
Gjoka: E kërkuam ta fitojmë dhe sot, pavarësisht se nuk ishte ajo uria e zakonshme. Gjithsesi u munduam por nuk arritëm. Nuk është çështje 3 ditësh, por është ndeshje shumë e kujdesshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here