Presidenti i Kukësit, Safet Gjici nuk e ka pritur mirë barazimin e skuadrës së tij ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, një kompeticion të cilin verilindorët duan ta fitojnë. “Në këtë ndeshje nuk na është dhënë një penallti nga ana e arbitrit, madje dy do të thosha. Megjithatë do ta vlerësojmë më shumë Tiranën në ndeshjen e kthimit ku synojmë kualifikimin”, ka thënë Gjici.

Presidenti gjithashtu nuk i ka pëlqyer loja e futbollistëve bardhelu që ishin shumë te acaruar. “Lojtarët e Tiranës kanë luajtur shumë fort dhe me nerva ndaj nesh. Futbollistët tanë janë mbrojtur shumë, pasi kemi ndeshje në fundjavë të rëndësishme ndaj Flamurtarit”, ishin fjalët e kreut të klubit, që është i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here