Edhe Gattuso ka dalë në konferencën për shtyp, në prag të derbit, ku ka theksuar synimin për të marrë maksimumin në këtë sfidë. Trajneri i Milanit vlerësoi gjendjen e skuadrës dhe tha se pret maksimumin nga kjo sfidë.

Menjëherë pas Juves, vjen derbi. Çfarë do të donit të ndryshonit për këtë sfidë?
Gattuso: Vetëm rezultatin. Shpresoj shumë që të përsëritim ndeshjen e Torinos, pasi luajtëm vërtetë mirë, por në fund të marrim një rezultat ndryshe.

Sa i rëndësishëm është derbi për të arritur zonën Champions?
Gattuso: Ne jemi ende shumë larg asaj zone dhe duke qenë se kanë mbetur shumë pak ndeshje, objektivi vështirësohet. Synojmë të marrim fitoren për të qenë më pranë asaj zone dhe për të shpresuar në javët e ardhshme.

Mund të luajë Bonucci në vend të Biglias?
Gattuso: Në vendin e Biglias do të luajë Montolivo. Ndoshta edhe Bonucci mund ta bëjë, por nuk mendoj se është momenti për të bërë eksperimente.

Çfarë Milano do shohim nesër?
Gattuso: Të njëjtin Milan me atë të javëve të fundit. Duhet të ndërtojmë nga mbrapa dhe të dalim shpejt në sulm. E vetmja gjë që i kam kërkuar futbollistëve të mi, është përqendrimi më i lartë. Nuk mund të pësojmë gola si ai që na shënoi Dybala, por edhe Arsenali. Duhet të jemi kompaktë dhe të shpejtë në mbylljen e hapësirave.

Kush ju tremb më shumë te zikaltrit?
Gattuso: Ata kanë lojtarë shumë të mirë teknikisht, që mund të të ndëshkojnë në çdo moment. Për më tepër, drejtohen nga një trajner me shumë eksperiencë, por nëse luajmë ashtu si duhet, është e sigurt që mund t’ia dalim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here