I kënaqur dhe realist është shfaqur Gattuso pas takimit me Interin, ku skuadra e tij mori një pikë me mjaft vlerë.

Skuadra u vendos mirë, por vuajti cilësinë e Interit…
Gattuso: Është e vërtetë që zikaltrit ishin më mirë se ne në planin fizik. Mund të kishim bërë më mirë në mesin e fushës, sepse humbëm shumë topa, por mund edhe të kishim humbur, nëse nuk do kishim pasur edhe pak fat, ndaj duhet të them se jam shumë i lumtur me barazimin dhe e shtrëngoj fort atë.

Kaliniç nuk është në lartësi dhe me aktivizimin e tij, humbët diçka…
Gattuso: Ndoshta nuk është në formën e duhur, por unë mendoj se lojtarët e mi janë më të mirët në botë dhe i mbështes ata. Edhe Bonaventura duhet të rikuperojë dhe të rikthehet ai i disa ditëve më përpara, pasi po i mungon shpejtësia dhe freskia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here