Gennaro Gattuso njihet si një njëri i drejtpërdrejtë, nuk ka rëndësi vendi, italiani e thotë gjithmonë atë që e ka në mendje.

Trajneri i Milanit pas fitores ndaj Lazios gjatë një transferimit të drejtpërdrejt në Sky befasoi gruan e Gianluigi Buffon, Ilaria D’Amico.

“Puthe me gjuhë Buffonin nga ana ime”, tha ish-mesfushori i Milanit për mikrofonat e kanalit italian.

E tha këtë si një ‘dhuratë’ për ditëlindjen e 40-të të portierit të Juventusit.

Buffon dhe Gattuso kanë qenë bashkëlojtarët për disa vite te Përfaqësuesja e Italisë dhe fituan së bashku Kampionatin Botëror.

Aktualisht Milani renditet në vendin e shtatë me 34 pikë, kurse Juventusi në vendin e dytë me 56.

Ndeshja e ardhme e kuqezinjve është ndaj Udineses, kurse Zonja e Vjetër luan kundër Sassuols.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here