Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini është një opsion për stolin e Milanit sezonin e ardhshëm shkruan “Corriere dello Sport”.

Kuqezinjtë e shkarkuan Vincenzo Montella-n dhe caktuan Gennaro Gattuso-n, por tashmë po shohin për të ardhmen.

Deri më tani janë përmendur vetëm Antonio Conte i Chelsea-t dhe trajneri i Zenit, Roberto Mancini si kandidatë të mundshëm, ndërsa sot “Corriere dello Sport” shton një emër tjetër, në veçanti Gasperini.

Ai ka bërë një punë fantastike me Atalanta-n, duke përfunduar në vendin e katërt në Serie A sezonin e kaluar, ndërkohë që ata kanë kaluar si kokë grupi në fazën tjetër të Europa League dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Juventusit.

Milan ka investuar tashmë në disa ish-lojtarë të Atalanta-s, Franck Kessie dhe Andrea Conti, karriera e të cilëve mori zhvillim me të vërtetë nga Gasperini.

Do të ishte një kthim në “San Siro” për Gasperini-n, i cili pati një eksperiencë shumë të shkurtër në Inter në vitin 2011, duke zgjatur vetëm pesë ndeshje.

Arsyeja kryesore e shkarkimit të tij ishte këmbëngulja e tij për të luajtur me tre mbrojtës, diçka që u testua dhe u braktis në Milan këtë sezon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here