Elseid Hysaj, mbrojtesi i Napolit dhe i Kombetares ,është shpallur si lojtari shqiptar më i shtrenjtë ne Euope në radhitjen e bere publike nga qendra ndërkombëtare për studimet sportive “CBS Football Observatory”për vitin 2018.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare renditet në vendin e 60-të dhe ka një vlerë mjaft të lartë, plot 70.5 milionë euro. Pas tij renditet sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti, që vlen 69.4 mln euro.
Shkodrani me performancat e shkëlqyera me Napolin, ka lënë pas në renditje edhe dy lojtarët e Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
Mesfushori vlerësohet 68 milionë euro, ndërsa mbrojtësi që ka fituar edhe Kupën e Botës me Gjermaninë, pozicionohet në vend të 70-të me 65.2 milionë euro.