Mesfushori shqiptar, Odise Roshi e ka nisur mbarë vitin 2018 me skuadrën e tij Akhmat Grozny.Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar në ndeshjen miqësore që Grozny e zhvilloi ndaj skuadrës hungareze Honved.Roshi ishte protagonist absolut në këtë sfidë pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 37-të.

E në momentin që Honved barazuan rezultatin kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer mesfushorit shqiptar.Roshi u përplas me sulmuesin italian Davide Lanzafame dhe gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq të dy futbollistët.

Gjithsesi forma e mirë e Roshit është një sinjal se ai do të jetë titullar edhe në kampionat.

Anësori nga Fieri ka luajtur si titullar edhe në dy ndeshjet tjera miqësore që Akhmat i zhvilloi ndaj Zalgiris dhe Slavia Sofia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here