Diçka më tepër se një muaj më parë, Tirana do të binte zyrtarisht në Kategorinë e parë, teksa pas barazimit në ‘Loro Boriçi’, futbollistët dhe tifozët bardheblu do të përjetonin një nga ditët më të këqija.

Gjithsesi makthi për Tiranën zgjati shumë pak, pasi sot zyrtarisht bardheblutë kanë siguruar rikthimin në Kategorinë Superiore, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria ka dominuar në grupin B të Kategorisë së parë, duke kryesuar gjatë gjithë kohës, ndërsa me fitoren e sotme 3-2 ndaj Pogradecit, siguroi matematikisht rikthimin aty ku e ka vendin, mes më të mirave.

Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri, që i ka dhënë tonin kampionatit të futbollit, ndaj rikthimi në Superiore është një lajm i mirë jo vetëm për bardheblutë, por për të gjithë futbolldashësit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here