Barcelona mohon transferimin e Robinhos
11 November, 2009
Sekretari teknik i Barcelonës Txiki Begiristain ka mohuar spekulimet se gjiganti katalunas mund të transferoj superyllin e Manchester Cityt Robinho.
City do të takohet të enjtën në Abu Dhabi kundër Emirateve të bashkuara Arabe, dhe një udhëtim i një delegacioni të Barcelonës në atë vend ka shkaktuar turbulenca në media për një transfer të mundshëm.
“ Ne nuk do të takohemi me zyrtarët e Cityt,”
“ Mungon takimi kryesor, para se të zhvillohet ndonjë takim, Guardiola duhet të flas me mua. Kur të merret vendimi, ne do të ndjekim strategjinë për transferim.”
“ Ky takim – në mes Guardiolës dhe meje, ende nuk është zhvilluar.”
“ Kështu, ne do të shkojmë të shikojmë ndeshjen e Cityt dhe asgjë më shumë.” Përfundoi Begiristain.
/LajmeSport.com
Komente
One Response to “Barcelona mohon transferimin e Robinhos”
Got something to say?



nasht e blejm luis suarezin se lun ma mir se robinjo edhe osht talent