ZYRTARE: Grosso Juventin !

31 August, 2009

grosso
Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Fabio Grosso nga Lyoni duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare.

31 vjeçari i kushtoi Juves tre milion euro, një shumë e cila nuk ishte kërkesa e Lyonit e as limitit të Juventusit, dhe kështu është arritur vija e mesme.

Juventus deri tani ka transferuar disa lojtarë shumë të mirë, si Diego, Felipe Melo dhe Fabio Cannavaro.

Arritja e Grossos në Juve do të rregullojë shumë probleme në mbrojtjen e Juventus, duke krijuar kështu vijën e mbrojtjes me Chiellinin, dhe Cannavaron, në prapavijë me portierin Azzur Gianluigi Buffon.
/LajmeSport.com



Komente

Komentet janë të mbyllura.