Tifozët e Milanit e kërkojnë Balotellin

23 November, 2009

Starlets Milan ace Alexandre Pato and fellow rising star Mario Balotelli of Inter (Grazia Neri)

Tifozët e Milanit nuk do të kishin dyshime për transferimin e sulmuesit të Interit Mario Balotelli, pasi që ky i fundit deklaroi haptazi se është tifoz i Milanit.

19 vjeçari i bëri këto pohime gjatë një vizite në një institut për fëmijë të hendikepuar.

Motra e Balotellit ka insistuar se vëllau i saj ka bërë shaka, por askush nuk ka konfirmuar se dashuria e tij për Milanin nuk është duke u rritur.

MilanNeës bëri një sondazh duke i pyetur tifozët e Milanit se a do ta mbështesnin transferimin e Super Marios.

72 % e votuesve do të dëshironin ta shihnin Balotellin të rialokohej nga Apiano Gentile në Milanello, me 61% duke pohuar se ai do të formonte një dyshe fantastike sulmuese me Alexandre Paton.

Shumë shkrime pro-Balotelli ishin mbajtur në dorë gjatë ndeshjes me Cagliarini nga tifozët e Milanit. Njëri prej tyre thoshte “ Balotelli, je njëri prej nesh.”.

/LajmeSport.com



Komente