Roma ndjek Adrianon nga Flamengo

1 December, 2009

Adriano - Flamengo x FLuminense

Roma vazhdon të jetë e interesuar për një sulmues, e kësaj rradhe ata shënjestrojnë lojtarin e Flamego’s,Adriano.

Il Corriere dello Sport raporton se romakët dëshirojnë të shtojnë një qendër-sulmues në skuadër.Së fundi ata kanë qenë të lidhur me transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur,Roman Pavlychenko dhe lojtarin nga Real Madrid, Ruud van Nistelrooy.

Sidoqoftë,ata janë duke u fokusuar tek asi brazilian i cili qëndron tek Flamengo që kur u largua nga Inter.

Raporti thotë se Daniele Prade po e ndjek Adrianon,i cili ka humbur 14 kg në peshë dhe do ta mirëpriste një rikthim në Itali.

Adriano mund të ishte një lëvizje e mirë në ekipin e Ranierit dhe Rosella Sensi mund të përgatiste një shumë të parave për ta transferuar në Janar.

Sulmuesi i Bayernit,Luca Toni do të mund të ishte i gatshëm t’iu bashkonte romakëve,por agjenti deklaroi se ai nuk kishte qenë në kontakt me klubin.

/LajmeSport.com



Komente

One Response to “Roma ndjek Adrianon nga Flamengo”

  1. albert on March 4th, 2010 18:07

    ishallla shkon tek romaaaaaaaa

Got something to say?