Diego: Të gjithë jemi fajtorë

7 February, 2010

Mesfushori ofanziv i Juventusit Diego mendon se Juventusi mund të rikthehet në binarë edhe pas barazimit turpërues në Livorno me rezultat 1-1.

“ Ne nuk ishim në gjendje që të shënojmë dhe ti shëndrojmë rastet tona në gola, por skemi se çfarë të bëjmë.”

“ Është e vërtetë në vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam pas pushimit. Por na nevojitet fitorja. Nëse nuk fiton është vështirë dhe asgjë nuk ndryshon, ky është problemi.”

“ Personalisht mendoj se nuk e kam shumë të vështirë në Itali, është problem gjithpërfshirës. Ndjehem mirë, por nëse nuk fitojmë, gjërat do të komplikohen. Ne duhet të punojmë shumë.”

“ Të gjithë mund të bëjmë më shumë, duke më përfshirë dhe mua. Morali ynë është ende në takt. Ne e dijmë se cilat janë cilësitë tona dhe çfarë duhet bërë për të gjetur një zgjidhje.”

Juventus është në pozitën e gjashtë në tabelë, dhe nëse Napoli mposht Udinesen atëherë Juve mund të shoh veten gjashtë pikë larg pozitave të Ligës së Kampionëve.

/LajmeSport.com

Komente

One Response to “Diego: Të gjithë jemi fajtorë”

  1. ac milan 2009 on February 7th, 2010 12:32

    Juve as nlig t’kampionve spo shkojka

Got something to say?