Daniele De Rossi jashtë fushave për dy javë
9 November, 2009

Doktori Antonio Spataro ka zbuluar se De Rossi do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë.
Mjeku i Romes Antonio Spataro ka konfirmuar se mesfushori romak Daniele De Rossi do të qëndrojë jashtë fushave për së paku dy javë, pas kryerjes së një operacioni në mollëz.
Italiani do të lëshohet nga spitali të martën. De Rossi u lëndua në duel me Patrick Vieira gjatë barazimit të Roma me Inter 1-1.
“Operacioni i De Rossit ishte i thjeshtë. Ai do të shërohet për një kohë shumë të shpejtë, ” tha Spataro për shtyp.
“Kjo nuk është një gjë e mirë për lojtar. Ai është pak i shqetësuar, por ai e di se do të kthehet shumë shpejtë në fushat e blerta, duke e mbajtur lartë moralin e tij. ” mbaroi Spataro.
/lajmesport.com
Komente
One Response to “Daniele De Rossi jashtë fushave për dy javë”
Got something to say?


ncncnncnc ky interi edhe sherin ta bon more se jo diqka tjeter. 2 lojtar dje i lendun marreee. Ku je more etoo nuk mundesh me bo kurgjo ne inter je mesu atje ne barcelon vetem kemben me qit edhe gol me llon e ketu jo.