Bergomi: Mourinho duhet të sillet ndryshe
21 February, 2010
Ish mbrojtësi legjendar i Interit Giuseppe Bergomi është ndjerë i përulur nga sjelljet e Mourinhos mbrëmjen e kaluar në hijen e së cilës është një barazim pa gola me Sampdoriën.
Interi u gjend me 9 lojtarë në fushë pas 30 mintuash lojë dhe kjo nuk u prit aspak mirë në pankinën e Interit.
Mourinho ishte fotografuar pas dy kartonave të kuq duke mbajtur duart së bashku kinsëse është i pranguar, dhe më pas ja lëshoi gazit në mënyrë sarkastike pas kartonit të verdhë të Eto’os për simulim.
“ Arbitri ishte fantastik.” Theksoi Bergomi.
“ Ai i merr vendimet me personalitet të lartë. Nuk është lehtë të përjashtosh një lojtar të Interit, sidomos nëse e ke përjashtuar edhe një më parë.”
Samuel morri kartonin e parë të kuq pas një ndërhyrje si lojtar i fundit. Pak minuta më vonë, Cordoba u dërgua në zhveshtore për agresivitet.
Skuadra e Interit ka bërë thirrje për heshtje mediatike, por Bergomi ka një këshillë për Mourinhon.
“ Unë mendoj se ai duhet të sillet ndryshe në pankinë.” Përfundoi ai.
/LajmeSport.com
Komente
5 Responses to “Bergomi: Mourinho duhet të sillet ndryshe”
Got something to say?



ej stafi a muni me transmetu lojen sonte bari vs milan bre nese kish bo.??
o bono kejt Italia,Anglia,Franca,Spanja kejt ligat kejt trajnerat sun e qitni Interin pej serie a kurr as pej championsit kurrr e as pej venit tpar kurrrrrrrrrrrrrrrrrrr
FORZZAAA INTER <3<3<3<3<3<3<3<3<3
Pernimen a muni me transmetue bari milan
po mourinjo eshte idjot mo .ju kam then
hej kshyr nime nese muni me transmetu milano vs bari ju lutna…