20 mil € dhe Cassano është i juaji

30 January, 2010

Sampdoria është në përgatitje të shitjes së Antonio Cassanos, mirëpo vetëm nëse për të ofrohen 20 milion euro.

Cassano nuk është përfshirë në skuadrën e Sampdorias për këtë fundjavë, gjë që ka shtuar spekulimet për largimin e tij, pasi që mardhëniet e tij me klubin mbeten ende në ajër.

Manchester City është favoriti kryesor për të transferuar Antonio Cassanon, dhe një transferim nuk e ndalon presidenti i Sampdorias Ricardo Garrone, nëse ofrohen para të majme.

“ Secila ofertë që vjen duhet të jetë mbi klauzolën e tij, që është 20 milion euro.”

“ Por, nuk mendoj se do të ketë. Është një situatë e cila trajtohet me mjaft vëmendje pasi që Cassano është lojtar i rëndësishëm i klubit.”

Problemet e Cassanos filluan javën e kaluar kur është spekuluar se ai ishte fjalosur me trajnerin Luigi Delneri. Këto spekulime u hodhën poshtë, por Cassano është lënë jashtë sfidës ndaj Udineses.

Ai nuk do të jetë në skuadër as ndaj Atalantës.

/LajmeSport.com



Komente

3 Responses to “20 mil € dhe Cassano është i juaji”

  1. Millanello on January 30th, 2010 12:49

    Ja vlen mi jep 20 Mln per Kasanon…!

  2. real man on January 30th, 2010 13:05

    erdal erdal erdla ftiren si me ja shfajsit ….
    hahhahhah amo i mir ahst njer dikun a ???…..

  3. afrim neza on January 30th, 2010 14:36

    ishalla nuk e blen manchester city sepse robinjo rrezikon te mbetet ne stol pas rikthimit nga brazili

Got something to say?