Gjermani vs Argjentinë – aranzhohet miqësore

23 October, 2009

lukaspodolski3
Gjermania do të ndeshet kundër Argjentinës para Kampionatit Botëror 2010, në një ndeshje miqësore…

Gjermania do të takohet me Argjentinën dy herë në tre vitet e ardhshme, një e cila do të zhvillohet para Kampionatit Botëror 2010

Gjermani vs Argjentinë do të zhvillohet ne 2 mars në Allianz Arena të Bayern Munchen.

Sipas FA Gjermane ( DFB ), kjo lojë do të përsëritet edhe në vitin 2012.

“Unë jam i kënaqur që Argjentina ka pranuar që të zhvillohet kjo lojë, ” tha trajneri i Gjermanisë Joachim Loew për faqen zyrtare të DFB -së.

“Edhe pse ata kanë pasur disa probleme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Boteror, ata janë ende një ndër ekipet më të rrezikshme në botë. ”

“Ne duhet të jemi më të mirë në ndeshjen kundër Argjentinës, loja në Munich është një test i vërtetë për ekipin tonë para Kampionatit Botëror që do të mbahet në Afrikën e Jugut. ”

Gjermania ka organizuar ndeshje miqësore edhe me Bregun e Fildishtë dhe Kilin që do të zhvillohen në muajin e ardhshëm.

/lajmesport.com



Komente

Got something to say?