United dhe Chelsea pas portierit të A. Madrid – David De Gea

30 May, 2010

Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara për shërbimet e portierit në formë tek Atletico Madrid, David De Gea, gjithnjë sipas shtypit Anglez.

The Daily Mirror raporton se 19-vjeçari ishte njëri ndër figurat kryesore në triumfin e Atletico Madrid në kuadër të Europa League dhe gjigantët e Premier League janë duke përgatitur një ofertë për ta bartur atë nga Vicente Calderon.

Mësohet se ekipi nga La Liga do të kërkonte rreth 30 milionë € për De Gea, i cili është selektuar në 30-shin e Spanjës për Afrikën e Jugut 2010 nga Vicente Del Bosque.

/LajmeSport.com



Komente

Got something to say?