Mancini: Do ta transferoj Balotellin

6 February, 2010

Roberto Mancini ka pranuar se ai do të donte të transferonte sulmuesin e Interit Mario Balotelli në Manchester City.

Mancini ishte njeriu që e ngriti Balotellin aty ku është sot, duke ja dhënë mundësinë që në vitin 2007 të debutoj në Serie A.

Mardhëniet aspak të mira mes Balotellit dhe Mourinhos kanë rritur spekulimet se Balotelli do të mund të largohej në fund të sezonit nga Meazza, dhe Mancini njihet si adhurues i futbollistit më kontravers sot në botë.

“ Unë do të doja ta sjell këtu sepse ai është i ri dhe ka potencial të bëhet klasi botëror.”

“ Ai mund ta fitoj ndeshjen për ju, dhe unë kurrë nuk jam ankuar për të.”

Balotelli është dënuar me 20 mijë euro nga klubi për fyerjet ndaj trajnerit Jose Mourinho në ndeshjen e Coppa Italia ndaj Fiorentinës.

Balotelli është dërguar nga klubi tek klubi i të rinjve në vitin 2008, para se Mourinho ta thërras përsëri në skuadrën e parë.

/LajmeSport.com



Komente

2 Responses to “Mancini: Do ta transferoj Balotellin”

  1. interisti on February 6th, 2010 13:49

    a egzisron babadimri a :P hhahhhaha

  2. toni-as.roma on February 6th, 2010 15:57

    qa pot vun brwwwwwww ka shanca interi me marr robinion e city balotellin veres

Got something to say?