John Terry falenderon tifozët për mbështetjen

8 February, 2010

John Terry falenderon tifozët për mbështetjen

Kapiteni i Chelseat, John Terry ka falenderuar tifozët e klubit Londinez për mbështetjen e tyre në prag të zërave dhe kritikave rreth jetës së tij private.

Të premtën e kaluar në një takim me strategun Fabio Capello, atij i është hequr shiriti i kapitenit të kombëtares Angleze, si rezultat në çështjen e tij të dyshuar me Vanessa Perroncel, ish e dashura e ish lojtarit të kombëtares Angleze Wayne Bridge.

29 Vjeçari ka refuzuar të komentojë mbi akuzat, por më në fund ai theu heshtjen e tij duke folur për kanalin e klubit londinez. “Personalisht dua ti falenderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e tyre.” deklaroi Terry për Chelsea TV, pas fitores 2-0 ndaj Arsenalit.

“Ishte një performancë mjaft e mirë, e them nga zemra, Une dua të falenderoj të gjithë ata që na perkrahën.”

/LajmeSport.com



Komente

2 Responses to “John Terry falenderon tifozët për mbështetjen”

  1. Laporta-ThaBossPlaya on February 8th, 2010 23:06

    Shum e ka ul veten..

  2. LiverpooL FAN for liFe on February 8th, 2010 23:44

    valla J.Terry repsect se je nje lojtar i madh definitivisht, veq e ke demtu imazhin tend si person jashtzakonisht… ska dyshim qe reputacioni yt dhe imazhi yt si nje sportist i madh eshte demtuar dhe kurr me s’mund ta fitosh ata qka e ke humb nderin….. shum eshte OK eshte jeta jote private ke te drejt me bo qka te dush jo veq Terry po qdo njeri ne ket bot, por respektin dhe dashurin e njerzve nuk e ki mo kurr preveq fansave te Chelseat…

Got something to say?