Ferguson: Rooney nuk është më i mirë se Solskjaer, Cole dhe Nistelrooy

21 February, 2010

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka insistuar se Rooney duhet të përmirësohet ende nëse dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë.

“ Ai nuk është më i mirë se Ole Gunnar Solskjaer, Andy Cole, apo Ruud van Nistelrooy. Nëse ai do ta kishte këtë nivel, ai do të ishte futbollisti më i mirë në botë.”

“ Të gjithë sulmuesit tjerë që i kam patur, Denis Laë, John Charles dhe të tjerë, kur hynin brenda zonës 16 metra shqyenin mbrojtjet. Tek Rooney duhet të zhvillohet ende kjo ndjenjë, ndjenja e të qenurit i lirë në zonën e penaltisë.

“ Kur Rooney erdhi këtu, ai ishte më i miri që kam parë ndonjëherë në kalimin e mbrojtëse dhe përballjen me ta. Kishte periudha kur ai nuk e bënte këtë.”

“ Kështu ne i folëm atij, bëmë disa séanca stërvitore pas stërvitjes së rregullt, dhe i thashë ‘ kthehu në atë kalues të mbrojtësve.’. Është sikurse ai të kishte hyrë në derën tjetër.”

“ Rooney është njëri prej lojtarëve më tradicional në kohën moderne. Ai është gjithçka. Ai është i tipit “ Ma jep topin, dhe të tregoj sa i mirë jam.”

“ Temperamentin ja kam përmirësuar. Ai nuk po vrapon duke bërë budallalliqe në fushë.” Shtoi Fergie.

“ Ai është djalosh fantastik. Ai do të ju jipte gjithçka. Ai do të ju jipte dhe centin e fundit. Ky është Rooney. Unë i them – ‘ Hey eja këtu se dëhsiron të takohen me ty, dhe ai thot ‘ ja po vij nuk ka problem.”

“ Ai është aq i lirë me kohën e tij. Ai ka këto cilësi të mrekullueshme që nuk i gjeni tek njerëzit e kësaj kohe. Dhe unë nuk mendoj se do të ndryshoj. Gruaja e tij Coleen është e njëjtë. Ajo është e mençur, intelegjente, dhe dëgjon.”

Ferguson më pas u shpreh dhe për sistemin e shumëpërfolur të Play Off në Premier Ligën angleze që thotë se skuadrat nga pozita e 4 deri e 7 duhet të garojnë për vendin në Champions League.

“ Jo, nuk dua që ai sistem të praktikohet.” Përfundoi Ferguson.

/LajmeSport.com



Komente

7 Responses to “Ferguson: Rooney nuk është më i mirë se Solskjaer, Cole dhe Nistelrooy”

  1. UNITED on February 21st, 2010 12:01

    Ole Gunnar Solskjaer

    L I V I N G
    E
    G
    E
    N
    D

  2. c.ronaldo on February 21st, 2010 12:16

    love you mancha

  3. ac milan(red and black revulution) on February 21st, 2010 14:02

    per mu asht ma i mir se messi

  4. elvisi on February 21st, 2010 14:43

    mos rrej ferguson roony eshte ma i mir

  5. liridon on February 21st, 2010 19:31

    une mendoj se Wayn Roney esht lojtar me i mir se treshen qe ka then bossi i man utd Fergie Solskjaer Andy Cole dhe Nistelroy tung klm

  6. nazmi on February 22nd, 2010 12:24

    rooney osht shum i fortt dhe ki me pa ROONEY KA MU BO LOJTARI MA I FORT N`BOT

  7. arben on February 23rd, 2010 00:50

    me te vertet rooney eshte i mir por mos ta harrojm nistelrooy

Got something to say?