Barcelona interesohet për Mascheranon

27 May, 2010

Sipas një raporti nga El Mundo Deportivo, kampioni Spanjoll – Barcelona, ka shfaqur riinteresim për reprezentuesin Argjentinas tek Liverpool, Javier Mascherano.

Blaugranët u tërhoqën të dëshpëruar verën e vitit 2009, pasi ata dështuan të arrijnë një marrëveshje me Liverpoolin.

Barcelona është në kërkim të një mesfushori me cilësi të mira, pasi e ardhmja e Yaya Toure mbetet e paqartë, pasi ky i fundit është i lidhur me një kalim në Premier League.

Kontrata e Mascheranos skadon në verë të vitit 2012 dhe mesfushori ka deklaruar se ai do të dëshironte t’i bashkohej ekipit Blaugrana. Forma jo e mirë e Liverpoolit mund të ndikoj në dëshirën e largimit të Argjentinasit.

/LajmeSport.com



Komente