Ancelotti: Të gjithë jemi me Terryn

6 February, 2010

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti ka deklaruar se të gjithë në Stamford Bridge e përkrahin John Terryn përkundër pohimeve të fundit rreth jetës së tij private.

John Terry dje është shkarkuar nga detyra si kapiten i Anglisë, dhe Rio Ferdinand po përgatitet për detyrën e re.

“ John Terry flet me bashkëlojtarët pasi që ai ka qenë është dhe do të mbetet kapiten i këtij ekipi.”

“ Ai fokusohet në punën e tij. Ai po bën më mirë dita ditës, çdo moment. Ai është kapiteni i këtij ekipi kështu që, me sjelljen e tij, ai po bën më të mirën për këtë ekip.”

“ Nuk më intereson jeta private e lojtarëve.”

“ Në të kaluarën disa trajnerë thërrisnin lojtarët për ti kontrolluar, por unë nuk e kam bërë kurrë një gjë të till në karrierën time.” Theksoi Carlito.

Terry do të drejtoj Chelsean të dielën në BlockBusterin e kësaj jave ndaj Arsenalit në Stamford Bridge.

/LajmeSport.com



Komente

4 Responses to “Ancelotti: Të gjithë jemi me Terryn”

  1. liverpool on February 6th, 2010 12:43

    ala sna tregut per livorno-juventus a do ta transmetoni :d

  2. arben-liverpool-real madrid on February 6th, 2010 13:03
  3. tony-inter on February 6th, 2010 13:18

    nuk transmetojne keta loja te dobta sikur qe eshte juventusii hahaa

  4. afrim neza on February 6th, 2010 13:33

    ishalla fito arsenali ne ndeshjen e neserme

Got something to say?