Ancelotti: Chelseat i mungoi besimi kundër Blackburn

21 March, 2010

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti e braktisi Ewood Park i nervozuar pasi ekipi i tij barazoi me Blackburn Rovers, me ç’rast Blutë e Londrës janë 7 pikë prapa liderit, Manchester United.

Ish-trajneri i Milanit ishte jo i lumtur sepse ata barazuan kundër një ekipi që është në mes të tabelës.

“Ishte ndeshje e vështirë sepse u zhvilluar luftë në fushë. Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe merituam kryesimin”,deklaroi ai për Sky Sports.

“Në pjesën e dytë ishte më e vështirë të luaje futboll – u përpoqëm të luajmë futboll”.

“Humbëm besimin në pjesën e dytë; ata luajtën me topa të gjatë dhe fituan më shumë raste me kokë prandaj ishte e vështirë për ne. Kishim raste të mira por nuk kishim fat”, ishin disa nga fjalët e italianit Ancelotti.

/LajmeSport.com



Komente

8 Responses to “Ancelotti: Chelseat i mungoi besimi kundër Blackburn”

  1. dardanmiftari on March 21st, 2010 23:43

    4 pike prapa liderit, jo 7 :)

  2. messi nr 1 on March 22nd, 2010 00:44

    o kta e ka pas puna ktyne skan sen me gishta ngoj jan kta arsenali e merr titllin

  3. Ac.Milan Fc.Chelsea Real Madrid on March 22nd, 2010 01:26

    Tittulli osht i jonii forzza MILAN CHELSEA REAL MADRID SCHALKE qita jon kampiona n’keet viit

  4. Fisnik on March 22nd, 2010 08:38

    Kete vit ma merr mendja se do fiton Arsenali Premier league

  5. liridon on March 22nd, 2010 13:01

    Chelsit i mungoj qe nuk din me lujt futboll se jo besim o Mr. Ancelotti ahahha Man utd Champions yesssssssssssssssssssss tung

  6. danja on March 22nd, 2010 13:52

    huahuaha kurr pune mate mire skini ban qashtu leni piket tju ikin se kjo shkon veq ne tmire te Manches Yes Machesteri Champions

  7. Millanello on March 22nd, 2010 16:34

    Eliminimi prej ch.Liges ka ndiku n’psiqiken e Chelseas……duhet me fitu me portsmuthin, edhe Bich’chesterin duhet me mujt……Ne besojmm…..

  8. man utd on March 22nd, 2010 18:35

    o ti millanello- man utd 7-2 milano

Got something to say?