A.C. Milan: Digao huazohet te Lecce
31 August, 2009
Milani ka konfirmuar huazimin e Digao-s në drejtim të skuadrës së Lecce-s.
Lajmi është publikuar në webfaqen zyrtare të Milan-it, “A.C.Milan ka konfirmuar se Rodrigo Izecson dos Santos Leite ‘Digao’ është huazuar te U.S. Lecce deri më 30 Qershor 2010.”
23 vjecari është vëllau i ish lojtarit të Milanit Kaka, i cili u largua në drejtim të Real Madridit.
Edhe pse erdhi në vitin 2005 tek Rossonerët, Digao asnjëherë nuk arriti të hy ne 11 e parë, ai më pas u transferua te skuadrat si Rimini dhe Standard Liege.
Lecce shpreson që Digao të jete një udhëheqes i skuadrës për tu rikthyer sërish në Serie A.
Komente
Got something to say?

