Pak minuta më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është prezantuar platforma e re dixhitale, e cila do të mundësojë një marrje më të thjeshtë të informacionit në faqen zyrtare të FSHF-së, por edhe më shumë larmishmëri në foto dhe video.
Në fjalën e tij para mediave, duke prezantuar platformën e re, drejtorit i zyrës së marketingut, në FSHF, Gazmend Malo ka thënë: “Është një platformë shumë e rëndësishme për të gjithë, median dhe tifozët. Kishim vetëm një website, por tani zhvillimi është i pafundëm në të gjitha drejtimet. Webiste vjen rezultate live mbi futbollin shqiptar. Do kemi një dyqan online të rinovuar, një “fan-club” të dedikuar si dhe biletarinë online. Gjithashtu lajmet do të ndryshojnë dhe do të jenë me foto dhe video”.
Ndërsa shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi në fjalën e tij ka thënë: “Në faqen e re do të gjejmë çdo statistikë për ndeshjes nga të rinjtë deri te të rriturit. Aplikacioni i ri mund të shkarkohet fare lehtë dhe shumë pak federata e kanë në përdorim. Aplikacioni është testuar gjatë sezonit të shkuar dhe mund të gjendet fare lehtë me emrin FSHF. Aktualisht janë futur statistikat nga java e parë e kampionatit e deri më tani. Një ndeshje e cila nuk mund të transmetohet live, do të ketë informacione në këtë aplikacion”, ka thënë Nurishmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here