Erlis Frashëri ka qenë një nga lojtarë më të mirë të Kamzës në këtë sezon. Edhe ndaj Flamurtarit në Vlorë, paraqitja e mbrojtësit të krahut ishte pozitive. Ndaj kuqezinjëve Kamza flirtoi me fitoren por në fund mori vetëm një pikë, gjithsesi Frashëri është i kënaqur edhe me barazimin.

“Erdhëm në Vlorë për të marrë maksimumin. Pavarësisht se loja ishte 0-1 për ne, nuk arritëm të fitonim. Na vjen keq, sepse e kishim lojën në dorë. Luajtëm mirë, ndaj një Flamurtari me vlera. Gjithsesi, jemi të kënaqur me barazimin”.

Por kur do të rikthehet Kamza te fitorja, Frashëri e ka një përgjigje edhe për këtë, ndërsa kur pyetet për të ardhmen e tij nuk zbulon pothuajse asgjë.

“Në çdo ndeshje e marrim si finale. Ndeshjet e fundit kemi pasur dhe disa humbje e barazime, por shpresoj që nga ndeshja e ardhshme në Laç, të marrim 3 pikët. Edhe në ndeshjen e parë kemi dalë të fituar nga Laçi. Tani mendoj vetëm për Kamzën, të arrijmë objektivat këtu ku jam. Mbase, më vonë, nuk i dihet për ndonjë ofertë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here