Portali italian “Il Napolista”, i ka kushtuar një material të veçantë thirrjeve të tifozëve në stadiumin “San Paolo”.

Ky portal është marrë dhe me thirrjet e napolitanëve ndaj Elseid Hysajt, për të cilin thanë se duhet të merrte një gomone dhe të kthehej në Shqipëri.

“Një ditë të bukur napolitanët i kritikojnë lojtarët për lojën e tyre. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por shprehja për Hysajn ‘merr një gomone dhe kthehu në Shqipëri’, më ktheu vite mbrapa.

Hysaj mund të blejë një biletë avioni, apo trageti. Por tifozët e thanë këtë shprehje për të kujtuar 7 marsin e vitit 1991, ku qindra shqiptarë erdhën me anijen “Vlora”, në Itali”, ka shkruar “Il napolista”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here