Është pikërisht Arsenali, skuadra me më shumë futbollistë prezentë në 11-shen më të mirë të javës, në Premier League. Skuadra e Arsene Wenger ka plot 4 futbollistë në formacionin më të mirë, ku spikatin dy qendërmbrojtësit Mustafi-Chambers, fantazisti gjerman Ozil dhe sulmuesi i ardhur në janar, Aubameyang.

‘Topçinjtë’ triumfuan 3-0 ndaj Stoke Cityt në ‘Emirates Stadium’ të Londrës, në një sfidë në dukje të thjeshtë, por miqtë kanë nevojë imediate për pikë dhe tentuat të rezistojnë.

Në formacion nuk mungon as ylli i Tottenhamit dhe kombëtares angleze, dele Alli, që shënoi një dopietë në derbin e Londrës ndaj Chelseat, duke ndihmuar në përmbysjen e rezultatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here