Nga një skuadër që deri në gjysmën e parë të sezonit preferonte të fluturonte ulët, tashmë te Flamurtari e kanë kuptuar dhe besojnë se mund të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht zona europiane. Ngushtimi i diferencës në vetëm 6 pikë me Skënderbeun kryesues i ka rikthyer në garën për titull, ndërsa një objektiv i rëndësishëm është edhe Kupa e Shqipërisë.

Për kualitetin e lojtarëve dhe futbollin e paraqitur, kuqezinjtë cilësohen si favoritë në sfidën çerekfinale me Partizanin. Rivalët kanë ende probleme, por mbi të gjitha, shanset e skuadrës së Duros rriten edhe nga specifika e duelit me dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje.

Këtu Flamurtari favorizohet nga fakti që ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit dhe me elementë si Bushiç, Danilo Alvesh apo edhe Muarem Muarem kanë sigurinë se mund ti godasin kundërshtarët, si në sfidën e parë në shtëpi, ashtu edhe në takimin e kthimit në kryeqytet.

Një garanci që vjen edhe prej ecurisë së skuadrës në këtë sezon, ku në dhjetë ndeshje të luajtura jashtë fushe mes kampionatit dhe Kupës, kuqezinjtë kanë shënuar gjithmonë të paktën një gol, me përjashtim të sfidës së parë sezonale në Korçë.

Me atë që tregojnë statistikat kualifikimi në gjysmëfinale është më se i mundur dhe përveç luftës në kampionat, te Flamurtari mund t’i hedhin sytë edhe nga trofeu i Kupës. Në këtë fillim të vitit 2018, ambiciet e vlonjatëve kanë nisur të marrin kuotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here