Një penallti e akorduar në minutën e fundit i ka dhënë fitoren ekipit të Flamurtarit me rezultatin 1-0, në ndeshjen kundër Partizanit. Topi me dorë i Atandës brenda zonës i dha mundësinë vlonjateve të kalonin në avantazh dhe të merrnin 3 pikët në minutën e fundit të shtesës. Danilo Alvesh gjuan, por pret Hoxha. Topi i kthyer shkon në këmbët e Busicit që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
Trajneri Sulejman Starova del jashtë për shkak të protestave. Ai dërgohet në tribunë nga gjyqtari Jorgji për shkak të fyerjeve ndaj tij. Ndeshja në tërësinë e saj ishte mjaft e luftuar dhe gjithçka u mendua se do të shkonte drejt barazimit. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta panoramë me pjesën e parë. Vendasit u shfaqën më këmbëngulës, ndërsa miqtë u mbrojtën mirë. U desh “ndërhyrja” e Jorgjit për t’i dhënë zgjidhje ndeshjes.
Flamurtari ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë tashmë duke i afruar Skënderbeut, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 6-të. Situata te skuadra vlonjate është pozitive, ndërsa “demat” do të vijojnë në ujëra të turbullta.                                • Flamurtari – Partizani 1-0
Shënues: Busic 90’+3′
• FLAMURTARI: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo (Nedeljkovic 46′), Hoxhaj (Zuka 67’), Alves (Camara 81′), Bushic. Trajner: Shpëtim Duro.
• PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kotobelli, Telushi, Batha, Asani (Trashi 64’), Progni, Fili (Ramadani 64’), Bardhi (Gojkovic 89’). Trajner: Sulejman Starova.
• Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Siljanovski 14′, Useini 42′, Sidibe 77’, Bici 90’+1′ / Progni 14′, Batha 85′

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here