Mesfushori i ardhur me vijë te Flamurtari, Haxhi Neziraj nuk është më në planet e trajnerit Duro dhe klubi po mendon largimin e tij. Problemi i vetëm i kosovarit është se ai ka kontratë me klubin dhe mesa duket ka në plane që ta respektojë atë deri në fund duke marrë edhe përfitimet financiare. Por, për të shmangur një gjë të tillë, drejtuesit janë duke aplikuar një strategji tjetër.

Neziraj nuk ishte pjesë e ekipit që udhëtoi drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore një sinjal i qarë ku se futbollisti duhej të largohej. Por, pas refuzimit të tij për të prishur kontratën, Neziraj ka pranuar të stërvitet me ekipin e të rinjve. Drejtuesi e klubit presin që lojtari të mërzitet me këtë fat dhe të kërkojë vetë prishjen e kontratës, duke hequr dorë edhe nga detyrimet financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here