PSV Eindohven mposhti 3-0 skuadrën e Ajax-it dhe u shpall matematikisht kampion, 3 javë para fundit të kampionatit. Ky është titulli i 24-t kampion për PSV-në, ndërsa festa ka nisur menjëherë pas fitores ndaj kundërshtarit ‘më të urryer’.

Dominim absolut i vendasve, të cilët nuk e ndjenë për asnjë moment rrezikun e kundërshtarit. Festa nisi shpejt, sepse në minutën e 20’ Gaston Peirero kalon në epërsi të tijtë. Eindoven nuk ndalet dhe vazhdon të shfaqet më kërkues, ndërsa në të 38-ën, Luk De Jong shënon golin e dytë.

Në pjesën e dytë, situata është sërish e njëjtë. Asnjë reagim nga ana e Ajaxit, madje dhe në ato raste kur provon të bëjë diçka ndryshe, nuk përbën rrezik për portën e PSV-së. Në të 54-ën, Steven Bergwin shënon golin e tretë dhe të sigurisë për Eindoven.

Fundi i sfidës shoqërohet me tension, pasi në harkun kohorë të 3 minutave, në radhët e Ajaxit, Taliafico në fillim dhe më pas Sim de Jong ndëshkohen me karton të kuq. Vërshëllima përfundimtare shoqërohet me festën e vendasve, të cilët rikthen tek titulli kampion pas dy vitesh.

Në sfidën tjetër, Feynord mposht 3-1 Ultrecht. Për ekipin e Jovani Van Bronkort realizuan, Jorgensen, veterani Van Persie dhe Larson, ndërsa goli i vetëm për miqtë erdhi nga Dessers.

2018-04-15 18:36:01 EINDHOVEN – De PSV selectie viert het winnen van het 24e landskampioenschap na de 3-0 gewonnen wedstrijd tussen PSV en Ajax. ANP OLAF KRAAK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here