Carlos Tevez ishte lojtari më i paguar në botë, pasi merrte 650 mijë paund në javë te Shanghai Shenua në kampionatin kinez. Ish-sulmuesi i Manchester United dhe City-t është kritikuar gjerësisht pasi ishte mbipeshë dhe nuk kishte interes për kohën që kalonte në Lindjen e largët.
Kritikat kanë qenë të drejta, pasi tani që lojtari e ka mbyllur aventurën atje, ka treguar se nuk e kishte marrë aspak seriozisht kampionatin kinez. Në një prononcim për “Argentine TV” ai foli për eksperiencën te Shanghai Shenua.
“Ishte mirë sepse isha për pushime për 7 muaj”- ka thënë 33-vjeçari.
Tevez përfitonte një rrogë të majme prej 34 milionë paund dhe për këtë ai vendosi që të kthehet tek ekipi ku ishte rritur Boca Juniors, pasi tashmë kishte bërë para mjaftueshëm.
“Kur mbërrita në Kinë, doja të kthehesha te Boca. Është normale që trajneri dhe presidenti i Shaghai-t të më kritikojnë, nuk e kuptoj çfarë kërkoja atje”- u shpreh Tevez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here