Chelsea shktatërroi 0-4 Brightonin në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të Premier Leagues, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim suksesin. Blutë e Londrës shënuan nga dy gola në çdo pjesë, madje brenda gjashtë minutave lojë kaluan në epërsi të dyfishtë. Në minutën e tretë Eden Hazard hapi serinë e golave pas një gabimi të mbrojtjes, ndërsa 3 minuta më vonë Willian realizoi të dytin, që, për nga interpretimi, ishte për manual.
Në fund të pjesës së dytë Chelsea e gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera, në të 77-ën me Hazard dhe një minutë para përfundimit të kohës së rregullt me Moses. Më këtë fitore skuadra e Antonio Contes shkon në kuotën e 50 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here