Werder Bremeni e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë për të mposhtur 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit, duke krijuar një distancë sigurie prej 10 pikësh me zonën e rënies nga kategoria. Në “Weserstadion” u zhvillua një lojë e hapur, pasi të dyja skuadra kërkonin maksimumin e pikëve, por në fund miqtë ishin të detyruar të pajtoheshin me disfatën, që i zbret në vendin e 6-të.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 28-të me Junuzovic, ndërsa në pjesën e dytë Eintrachti barazoi me Jovic, pasi u shërbye nga Boateng.

Në minutën e 79-të Abraham, në tenatativë për të larguar me kokë rrezikun, nxori jashtë loje portierin, duke shënuar në portën e tij, finalizim që i dha tri pikë Werderit.

Ndërkohë sfida e dytë dhe e fundit e kësaj të diele në Bundesligë mes Mainzit dhe Borussias së Monchengladbachut u mbyll në barazim pa gola.

GER, 1.FBL, Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt / 01.04.2018, Weser Stadion, Bremen, GER, 1.FBL, Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt, im Bild jubel nach dem 1 zu 0 Zlatko Junuzovic (Werder Bremen 16) mit Marco Friedl (Werder 32) *** 1 FBL Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt 01 04 2018 Weser Stadion Bremen GER 1 FBL Werder Bremen vs Eintracht Frankfurt im Jubel after the 1 to 0 Zlatko Junuzovic Werder Bremen 16 with Marco Friedl Werder 32 nordphotoxKokenge nph00001

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here