Humbje e papritur e Romës 0-2 në “Olimpico” me Fiorentinën. Verdhekuqtë, të dërrmuar në mesjavë nga Barcelona në Champions, u befasuan që në minutën e 7-të nga goli i Benassit, që u shërbye brenda zonës nga Saponara.

Të rënë moralisht nga ky start i papritur ndeshjes, futbollistët e Romës u kapën të papërgatitur në kundërsulm në minutën e  39-të nga Giovani Simeone, që depërtoi me forcë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin Alisson. Pas kësaj disfatë Roma rrezikon të humbasë vendin e tretë, pasi Interi që luan këtë të diel me Torinon, ka vetëm një pikë më pak.

Atalanta, ku aktivizohet portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, barazoi 1-1 në fushën e Spalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here