Në fund të emisionit në RTSH, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme, Bashkim Fino u pyet për krijimin e kampionatit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, mandej për trajnerin Christian Panuçi dhe për një debat të hapur televiziv me presidentin aktual, Armand Duka.

Ai u përgjigj se nuk e ka menduar ende një kampionat të përbashkët, teksa krahas elozheve për Panuçin, thumboi për pjesën e urimeve për festat e fundvitit. Sa i përket debatit televiziv, është i hapur në çdo moment.

“Është shpejtë për të folur për këtë, për kampionatin e përbashkët. Nuk jam në gjendje të them se çfarë mund të bëj. Janë shumë fatkorë që ndikojnë, duhet të ulemi të flasim të diskutojmë. Së pari federatat zihen për talentet e reja, por kjo që thoni ju është gjë shumë e mirë dhe do të vijë natyrshëm”.

“Panuçin unë e njoh si futbollist të madh të Milan, Inter, Real, Roma, më ka impresionuar me lojën e tij. Duke qenë tifoz i Interit. Më ka impresionuar ardhja e tij. Aq sa kuptoj unë nga futbolli, bën lojë më sulmuese. Ne do të respektojmë kontatat, por do të shohim objektivat. Jam tip sportiv dhe të rrijnë të qetë në Kombëtare. Paçka qoft De Biazi e Panuçi uronin që Duka të fitojë zgjedhjet”.

“Absolutisht jam i hapur për këtë.Nuk kam asnjë lloj problemi me asnjë. Bëj debat me këdo, jo me z.Duka që është miku im”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here