Feyenoord mposhti 3-0 Groningenin në sfidën që mbylli javën e 22-të të Eredivisies dhe falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes. Pas një pjese të parë që përfundoi pa gola, Feyenoord shpërthehu në pjesën e dytë duke e gjetur në 3 raste rrugën e rrjetës. Toornstra hapi serinë e golave në të 53-ën ndërkohë që St Juste në të 72-ën shënoi edhe të dytin për vendasit. Për të vulosur fitoren e Feyenoord mendoi Robin Van Persie i cili në të 78-ën vetëm disa sekonda pasi kishte hyrë në fushë realizoi një gol të bukur, i pari për të pas rikthimit te formacioni nga Roterdami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here