Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit të femrave U-19  fitoi me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Kosovës, me takimin që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida përgjithisht ishte e qetë, ku në momente të caktuara pati kulminacionet e saj.

Një ndeshje përgjithsisht e ekuilibruar, ku rastet për të shënuar ishin të pakta nga të dyja përfaqësueset. Mesuare Begallo pati një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi skuadrën e saj, por gjuajtja ishte e dobët. Minutat kalojnë dhe takimi vazhdon të jetë në ritme të ngadalta. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, Esi Lufo u jep epërsinë vajzave kuqezi.
Në fraksionin e dytë panorama është sërish e njëjta. këtë herë skuadrat hapen disi më shumë, duke u shfaqur më kërkuese, por përtej dëshirës asgjë nuk ndryshoi. Esi Lufo pati shansin të shënonte golin e dytë personal, por topi u përplas në shtyllë. Sidoqoftë përtej rezultatit, ky takim u shërbeu trajnerëve Nevil Dede dhe Ramiz Krasniqi për të krijuar një ide më të qartë rreth gjendjes së lojtareve të grumbulluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here