Pas përfundimit të dy fazave të para, në dy grupet e Kategorisë së Parë, do të fillojë tashmë faza e 3-të, e cila për herë të parë do të luhet sipas një formati të ri.

Kështu tani skuadrat e çdo grupi do të ndahen në dy mini-grupe, ku 5-shja e parë e ekipeve të çdo grupi do të luftojë për t’u ngjitur në Superiore dhe 5-shja e dytë, për t’iu shmangur rënies në Kategorinë e Dytë.

Gjithashtu, tani të gjitha skuadrave u përgjysmohen pikët e grumbulluara në dy fazat e para, duke bërë që të ngushtohet edhe diferenca mes ekipeve.

Ja si do të funksionojë faza e 3-të e Kategorisë së Parë:

-Në fund të fazës së dytë, ekipet ndahen në dy minigrupe, pesë të parat që luajnë për ngjitjen në Superiore dhe pesë të dytat që luftojnë për mbijetesë.

-Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse iu përgjysmohen pikët pas dy fazave të para. Nëse një skuadër ka numër tek, pika e mbetur pas përgjysmimit, i shtohet ekipit. Në këtë mënyrë, pas dy fazave të para, me aplikimin e përgjysmimit të pikëve, ngushtohet diferenca mes skuadrave.

-Për fazën e tretë ka një skemë të përcaktuar dhe, pas dy fazave të para, zbardhet edhe kalendari. Ekipet luajnë tetë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, një minikampionat brenda grupit.

-Në fund të kampionatit, ekipet e renditura të parat në 5-shen e grupit A dhe B, ngjiten automatikisht në Superiore.

-Në fund të kampionatit, ekipet që renditen në vendet e fundit në 5-shen e dytë në Grupet A dhe B, bien menjëherë në Kategorinë e Dytë.

-Skuadra, që renditet në vend të 4-t në 5-shen e dytë në Grupin A, luan një sfidë “play-out”-i me ekipin e parafundit të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndërsa, skuadra e 4-t e 5-shes së dytë në Grupin B, luan “play-out” me ekipin e parafundit në Grupin A të Kategorisë së Dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here