Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, Roberto Fabriccini, Presidenti i komanduar i Federatës Italiane të Futbollit. Asambleja e Përgjithshme e këtij organizmi nuk arriti të zgjidhte presidentin dhe në këtë mënyrë detyra për të vendosur i kaloi drejtpërdrejtë Komitetit Olimpik.

Ish lojtari i Milanit dhe përfaqësueses së kaltër, Alessandro Costacurta do të marrë rolin e zv. Presidentit, së bashku me Angelo Clarizian.
Fabriccini u shpreh se ky është momenti që Komiteti Olimpik të pranojë përgjegjësinë për ta ringritur futbollin në Itali, sidomos atë që lidhet me skuadrat përfaqësuese.

Ndërkohë që Presidentit i Komitetit Olimpik, Giovvanni Malago do të marrë drejtimin e “Lega Calcios”, teksa Paolo Niccoletti dhe ish lojtari i Lazios, Bernardo Corradi do të vijojnë të kenë postin e zv. presidentit të Ligës.

Prioriteti absolut i drejtuesit të përkohshëm të Federatës Italiane do të jetë emërimi i trajnerit të ri të përfaqësueses dhe në këtë pikë ai që do të vendosë shumë, do të jetë pikërisht zv.presidenti Alessandro Costacurta.

Futbolli italian pësoi një tronditje të rëndë gjatë muajit nëntor, kur për herë të dytë në histori nuk arriti të siguronte një vend në finalet e Kupës së Botës. Kjo katastrofë sportive pasoi me largimin e trajnerit Ventura e më pas edhe me dorëheqjen e presidentit të Federatës së Futbollit, Giancarlo Tavecchios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here