Euroleague e basketbollit luajti 3 takimit e fundit të raundit të 24-t, ku vëmendja kryesore ishte për derbin e Athinës Olympiakos – Panathinaikos, që përfundoi me fitoren e skuadrës mike në kohën shtesë 85 – 87. Koha e rregullt u mbyll 71 – 71, ndërsa në “over time” basketbollistët e Olympiakosit, të udhëhequr nga amerikani Roberts, fituan me 2 pikë diferencë. Statistikat më të mira të ndeshjes i patën dy lojtarë të Panathinaikosit, Calathes dhe Gist, respektivisht me 23 dhe 21 pikë.

Reali i Madridit u dorëzua 83 – 86 në shtëpi ndaj Fenerbahces, me skuadrën turke që shfaqi më shumë dëshirë për të fituar, duke blinduar vendin e tretë në renditje.

Ndez një fije shpresë për t’u renditur në zonën play off Crvena Zvezda, që iu imponua 80 – 76 Unicajas, falë paraqitjes malazezit Rochestie, që shënoi 21 pikë dhe dha 4 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here