Vetëm tre ditë pasi fitoi minimalisht me Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, Espanyoli u dorëzua pa kushte në të njëjtin stadium përballë Sevillas, që fitoi me rezultatin e thellë 0-3 në javën e 20-të të La Ligas.

Andaluzianët e hipotekuan fitoren që në pjesën e parë, teksa shënuan dyë herë, me Vasquez në të 15-ën dhe me Sarabian thuasje 15 minuta para përfundimit të fraksionit të parë.

Katalanët ishin të pafuqishëm për të gjetur rrugën e rrjetës, madje në minutën e fundit të kohës së rregullt Muriel realizoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 0-3. Kjo fitore në transfertë i jep frymëmarrje Sevillas pas disa rezultateve radhazi negative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here