Pas 11 ndeshjesh me U-21 dhe një goli të shënuar në fitoren 1-3 me Austrinë, Enis Gavazaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet Kombëtares A. 23-vjeçari, në konferencën për shtyn, ku u shfaq së bashku me Abazajn, e konsideroi një dhuratë të çmuar ftesën nga Panucci.

Impakti i ftesës

Kishim emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara.

Rivaliteti dhe e ardhmja

Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi mirë.

Kosova

Kam patur 2-3 herë ftesë nga Kosova, por unë e kisha vendosur për të luajtur me Shqipërinë. Kam zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe këtë e kam bërë më dëshirën time të plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here