Tre tituj kampion radhazi, tri Kupa të Italisë dhe dy finale të Championsit në tre vite. Të gjitha këto arritje kanë bërë që trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, të shndërrohet ndwr më të kërkuarit nga klubet më në zë në Europë. Juventusi i Allegrit po përjeton sërish një tjetër sezon fantastik. Është në garë për titull, ka arritur në finalen e Kupës së Italisë si dhe ka siguruar çerekfinalen e Champions Leauge. Një ekip kampionësh që drejtohet nga një person që përgjigjen kritikëve ua jep në fushën e blertë.
Sidoqoftë, përtej statistikave personale, tekniku toskan shihet si një alternativë e mirë për disa skuadra të mëdha. Në Angli janë dy kandidatë, Chelsea dhe Arsenali. Roman Abramovich duket se është i pakënaqur nga Conte, ndërsa te “Topçinjtë” Wenger i ka orët e numërura, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë në drejtimin e Arsenalit.

Edhe PSG pritet të futet në garë, pasi Al Khelaifi nuk bësohet se do ta vijojë bashkëpunimin me Unai Emery.

Allegri nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për t’u larguar nga Juventusi, aq më pak drejtuesit bardhezi. Të paktën për momentin këto mbeten thjesht zëra merkatoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here