E ardhmja e Gerard Deulofeut, mes Italisë dhe Anglisë. Nëse për transferimin e mundshëm të futbollistit të Barcelonës tek Interi apo Napoli është përfolur prej javësh, së fundmi del në skenë Watfordi në Premier League. Mediat spanjollë njoftojnë se trajneri i ri i klubit anglez, Javi Garcia, i cili një javë më parë zëvendësoi Marco Silvan, po këmbëngul për të marrë nën urdhrat e tij lojtarin “blaugrana”. Deulofeu shihet si përforcim shumë i rëndësishëm për fazën sulmuese në një skuadër që synon pjesën e sipërme të renditjsen në Premier League.

Deulofeu, i cili nuk është në planet e Valverdes, e njeh shumë mirë futbollin anglez, sepse ka luajtur për dy sezone me Evertonin, ndaj përshtatje e tij do të ishte e menjëhershme. Tashmë mbetet që vetëm dy klubet të arrijnë marrëveshjen për çmimin e kartonit të lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here